Ndërlidhjet

Pakistan: Raketat amerikane godasin talibanët


Dëshmitarët dhe zyrtarët në Pakistan thonë se një aeroplan i teledirigjuar amerikan pa ekuipazh ka gjujatur raketa në një funeral për militantë të cilët ishin vrarë në një sulm të mëhershëm të këtij lloji.

Së paku dy njerëz janë vrarë dhe tre janë plagosur në sulmin e fundit, i cili sipas raporteve, ndodhi në Makin, një qytet në rajonin e Vaziristanit Jugor në kufi me Afganistanin.

Më herët, zyrtarë të inteligjencës së Pakistanit thanë se tri aeroplane të teledirixhuara për të cilat besohet se janë të Shteteve të Bashkuara, kishin goditur një qendër trajnimesh të talibanëve në të njejtin rajon, duke vrarë së paku tre njerëz.
XS
SM
MD
LG