Ndërlidhjet

Hamnei thotë se nuk i dorëzohet presionit



Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, tha se institucionet e shtetit nuk do t’i dorëzohen presionit për shkak të zgjedhjeve kontestuese presidenciale të 12 qershorit.

Hamnei tha se ai “do të insistojë në implementimin e ligjit sa i përket çështjes së zgjedhjeve” dhe se “as institucionet e as shteti” nuk do t’i dorëzohen në asnjë mënyrë presionit.

Deklarata erdhi pas disa ditëve të protestave masive kundër zgejdhjeve presidenciale të 12 qershorit, nga të cilat fitues doli presidenti në pushtet, Mahmud Ahemdinexhad.

Kandidati i mundur, Mir Hosein Musavi, ka propozuar rishikimin e rezultateve nga një komision i pavarur, gjë që është hedhur poshtë nga Hamnei.

Së paku 17 protestues janë vrarë, ndërsa me qindra janë arrestuar gjatë përleshjeve në mes forcave policore dhe anëtarëve të milicisë së Iranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG