Ndërlidhjet

Vriten 23 talibanë në Afganistanin Jugor



Një gjeneral i ushtrisë së Afganistanit tha se forcat afgane dhe ato të koalicionit kanë vrarë 23 militantë talibanë në përleshjet në jug të vendit.

Gjenerali Sher Mohamad Zazai tha se në radhët e të vdekurve është edhe një lider lokal i talibanëve, komandanti Mullah Ismail.

Ai tha se autoritetet kishin gjetur trupat dhe armët e militantëve pas luftimeve të së martës pranë kryeqytetit të provincës, Tirin Kot.

Gjatë viteve të kaluara, Afganistani jugor është shndërruar në qendër të rebelimit të talibanëve.
XS
SM
MD
LG