Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Serbia kërkoi ekstradimin e Agim Çekut


Ministria e Drejtësisë e Serbisë i ka dërguar autoriteteve të Bullgarisë kërkesë formale për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, ka konfirmuar ministria në Beograd.

Ministrja e Drejtësisë, Snezhana Maloviq, ka thënë se pret që autoritetet bullgare në një kohë sa më të shkurtër t'i përgjigjen kërkesës.

Ndërkohë, Kryeprokurori i Bullgarisë, Boris Velçev, tha se Bullgaria po i vepron sipas procedurave në përputhje me obligimet karshi Interpolit. dhe se po vazhdon të zhvillojë kontakte me autoritetet në Prishtinë.

“Sot presim dokumentet mbi bazën e së cilave është bërë kërkesa e Interpolit. Dokumentet nga ana e qeverisë së Serbisë do të prezantohen në Gjykatën Supreme të apelit dhe në përputhje me të, ne do të zbatojmë ligjin”, tha Velçev.

Ministria serbe e kërkon ekstradimin e Çekut për shkak të akuzave të ngritura në Gjykatën e Qarkut në Nish për gjenocid, për vrasjen e 669 serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, u arrestua të martën në Qustendil të Bullgarisë në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
XS
SM
MD
LG