Ndërlidhjet

Shefer: NATO s'mund t'i ndalë militantët në kufi



Sekretari i përgjithshëm i NATO-së në largim, Jap De Hop Shefer, tha se trupat e NATO-s nuk mund të parandalojnë rebelët në Afganistan në largimin e tyre jashtë vendit, në kohën kur po intensifikohen luftimet në atë vend.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, Shefer tha se aktualisht është e paqartë nëse janë të ndërlidhura sulmet e fundit të militantëve në Azinë Qendrore me operacionet ushtarake në Afganistan dhe Pakistan.

Ekspertët kanë shprehur brengat se dhuna në Afganistan dhe Pakistan mund të shpërndahej në Azinë Qendrore. Uzbekisatni dhe Kirgistani, së fundi, ishin ballafaquar me akte të dhunshme të cilat janë lidhur me militantët islamikë.

Komentet e kreut të NATO-s u bënë para hapjes së takimit të tretë të Forumit për Siguri të Këshillit për Parteritet Euro-Atlantik, i cili po bashkon anëtarët e NATO-s në kryeqytetin e Kazakahit, Astana.

Takimi pritet të fokusohet në situatën në Afganistan, Azinë Qendrore dhe në Kaukaz si dhe në çështjet për furnizim me energji.
XS
SM
MD
LG