Ndërlidhjet

Përleshje në Teheran



Dëshmitarët thanë se qindra protestues janë përpleshur sot me policinë në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Policia raportohet se ka shtënë në ajër, ka përdorur gaz lotsjellës dhe shufra kundër proestuesve, të cilët ishin tubuar në sheshin në afërsi të ndërtesës së parlamentit, duke sfiduar kështu urdhërat e qeverisë për t’i ndalur protestat.

Përleshjet e fundit pasuan deklaratën e liderit suprem, Ajatollah Ali Hamnei, i cili tha se establishmenti i vendit nuk do t’u nënshtrohet presioneve lidhur me zgjedhjet e kontestuara presidenciale të 12 qershorit.

Rezultetet zyrtare i dhanë fitoren presidentit aktual Mahmud Ahmadinexhad.

Kandidati i mundur, Mir Hosein Musavi ka propozuar që një komsion i pavarur t’i rishikojë rezultatet, por Hamnei e ka hedhur poshtë këtë ide.
XS
SM
MD
LG