Ndërlidhjet

SHBA: Tërhiqet ftesa për iranianët


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se janë tërhequr ftesat për diplomatët iranianë për të marrë pjesë në manifestimet me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, këtë vendim e ka ndërlidhur me goditjen e Qeverisë së Iranit kundër demonstruesve, që protestonin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Në përpjekjet për t’iu afruar Iranit dhe për të promovuar negociata të mundshme ndërmjet Uashingtonit e Teheranit, Shtetet e Bashkuara, më herët, kishin ftuar diplomatët iranianë që të marrin pjesë në manifestimet për nder të Ditës së Pavarësisë, në ambasadat amerikane në gjithë botën.
XS
SM
MD
LG