Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Sarkozi: Të ndalen vendbanimet hebrenje


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i është bashkuar presidentit amerikan, Barak Obama, në thirrjet drejtuar Izraelit, për ngrirje totale dhe të menjëhershme të ndërtimeve të vendbanimeve të hebrenjve në Bregun Perëndimor, me qëllim që të inkurajohen bisedimet për paqe me palestinezët.

Kjo ftesë nga presidenca franceze është bërë mbrëmë, pas takimit të zotit Sarkozi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Lideri izraelit ka thënë se ai e mbështet vazhdimin e ndërtimit brenda vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor, për të siguruar vendosjen e “rritjes natyrore” të familjeve.
XS
SM
MD
LG