Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Vazhdon procesi i të akuzuarve për vrajsen e vëllezërve Bytyçi


Nesër në Beograd vazhdon procesi kundër dy të akuzuarve për ndihmë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi në Petrovo Sello, në vitin 1999.

Gjatë kësaj seance do të dëshmojë edhe ish-zyrtari i lartë i sigurimit shtetëror serb, Vllastimir Gjorgjeviq, që aktualisht gjendet i burgosur në Hagë, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Dëshmia e tij do të realizohet nëpërmjet të video-lidhjeve me Hagën.

Zotin Gjorgjeviq, si urdhër-dhënës të vrasjes së vëllezërve Bytyçi, e kanë paraqitur dy të akuzuarit, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, gjatë mbrojtjes së tyre, ndërsa këtë e ka vërtetuar së fundit edhe ish-komandanti i xhandarmerisë, Goran Radosavleviq Guri, i cili kishte dëshmuar në gjykatë, në cilësinë e dëshmitarit.

Tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, janë vrarë më 9 korrik të vitit 1999 në Petrovo Sello.
XS
SM
MD
LG