Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – 7 të vrarë


Nga sulmet me bomba sot në Irak janë vrarë pesë policë dhe dy civilë. Policia tha se nga shpërthimi i bombës në qytetin Falluxha, janë vrarë pesë policë.

Disa orë më vonë, dy civilë ishin vrarë dhe 30 të tjerë ishin plagosur nga sulmi me bombë kundër një stacioni të autobusëve në jug të Bagdadit.

Në një incident të ndarë, nga shpërthimet e bombave në Bagdad janë plagosur nëntë ushtarë amerikanë, ka njoftuar ushtria e Shteteve të Bashkuara.

Sulmet e sotme u bënë vetëm një ditë pasi 72 persona u vranë nga sulmi me bombë në një treg në Bagdad.

Zëvendëspresidenti irakian, Tarek al-Hashimi, ka fajësuar kryengritësit, duke thënë se po përpiqen ta shtyjnë tërheqjen e trupave të Shteteve të Bashkuara nga qytetet dhe vendbanimet e tjera, të planifikuar për 30 qershor.
XS
SM
MD
LG