Ndërlidhjet

Merkel takon Obamën


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është udhëtimi i saj i parë në Uashington që kur presidenti amerikan, Barak Obama, mori detyrën në janar.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Merkel pritet të zhvillojë një takim me presidentin si dhe një takim me kryetaren e Kongresit, Nensi Pelosi.

Bisedimet pritet të përqendrohen në ngjarjet e fundit në Iran, si dhe ndryshimet klimatike.

Obama ka vizituar Gjermaninë dy herë në muajt e fundit dhe ka qëndruar në Berlin, si kandidat presidencial, në korrikun e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG