Ndërlidhjet

Teherani pohon se në zgjedhje nuk kishte vjedhje


Trupi supreme i jurisprudencës në Iran, Këshilli i mbrojtjes së kushtetutës, ka bërë të ditur se nuk ka pasur vjedhje në rizgjedhjen e presidentit Mahmud Ahmedinexhad.
Agjencia Irna citon zëdhënësin e këtij trupi, Abaz Ali Kadhodaje, të ketë thënë se “në zgjedhjet presidenciale nuk ka pasur kurrfarë manipulimesh”.
Kadhodaje ka pohuar se pos disa parregullësive të vogla që paraqiten në çdo votim, parregullësi në zgjedhjet e 12 qershorit nuk ka pasur.
Kandidatët presidencial Mir Husein Musavi dhe Mehdi Karubi kontestojn rezulltatet e zgjedhjeve dhe kërkojnë anulimin e tyre për shkak të parregullësive.
Këshilli mbrojtës i kushtetutës të martën ka hedhur posht mundësinë e anulimit të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG