Ndërlidhjet

Iran: Kleriku kërkon dënim të protestuesve


Një klerik i lartë iranian ka bërë thirrje për ekzekutimin e udhëheqësve të protestave të fundit rreth zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Në një predikim që u transmetua në mbarë vendin, Ahmad Hatami tha se protestuesit “kryesorë” duhet të dënohen vendosmërisht dhe pa mëshirë.

Më herët, trupi më i lartë legjislativ, Këshilli Mbrojtës, tha se nuk ka gjetur shkelje të rënda në zgjedhjet e 12 qershorit, duke i quajtur ato “më të shëndoshat” që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.
XS
SM
MD
LG