Ndërlidhjet

NATO e Rusia rivendosin lidhjet ushtarake


NATO dhe Moska pritet që sot t’i vazhdojnë lidhjet formale ushtarake, kur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologët e tij të 28 vendeve anëtare të aleancës të takohen anash samitit të OSBE-së në Korfuz të Greqisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, tha se ka besim se takimi do t’i mundësojë aleancës dhe Moskës që të rritin intensitetin e bashkëpunimit.

"Unë pres se do të jetë një rifillimin i marrëdhënieve tona për të punuar më intensivisht së bashku, pa u larguar nga mendimet e ndryshme që kemi por duke i diskutuar edhe ato. Andaj, kam ardhur këtu dhe jam optimist”, tha Shefer me të arritur në ishullin e Korfuzit

Takimi do të jetë i pari i këtij niveli që nga lufta e gushtit të vitit 2008 ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Marrëdhëniet ndërmjet aleancës dhe ushtrisë ruse u ngrinë pas konfliktit.

Qysh atëherë, tensionet politike me Moskën janë zbutur dukshëm, por nuk ka pasur kontakte formale ushtarake.
XS
SM
MD
LG