Ndërlidhjet

Ahmadinexhad përsëri e akuzon Obamën


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad e ka përsëritur akuzën e tij se presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama po “përzihet” në Iran rreth zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

“Ai që flet për reforma dhe ndryshime, përse përzihet dhe komenton në ashtu mënyre që nuk e përfill traditën dhe mirësjelljen”, citon Ahmadinexhadin agjencia shtetërore e lajmeve IRNA .

Komentet e tij pasuan ato të Obamës, i cili të premten i hodhi poshtë akuzat për përzierje në Iran, por e lëvdoi kandidatin e opozitës Mir Hosein Musavi, duke thënë se ai i ka frymëzuar iranianët që të interesohen për hapjen e Iranit ndaj botës.
XS
SM
MD
LG