Ndërlidhjet

Iran: Nga kandidatët kërkohet bashkëpunim



Trupi më i lartë politik i arbitrazhit në Iran u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve të zgjedhjeve kontestuese presidenciale që të bashkëpunojnë plotësisht me këtë mekanizëm i cili është duke marrë në shqyrtim ankesat për mashtrim gjatë zgjedhjeve.

Agjencia e lajmeve ISNA citon një deklaratë të lëshuar nga Këshilli me të cilin u kërkohet "të gjithë kandidatëve për të bashkëpunuar me Këshilin e Rojeve ... dhe të paraqesin dokumentet dhe provat e tyre për një ekzaminim preciz dhe të saktë."

Këshilli i Përshtatshmërisë, i cili gjithashtu shërben si një organ këshilldhënës për udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Hamnei, drejtohet nga ish-presidenti, Akbar Hashemi Rafsanxhani, i cilësuar si mbështetës i kandidatit opozitar, Mirhosein Musavi.

Akuzat e Musavit për mashtrim në zgjedhje u bënë të zëshme gjatë protestave në rrugë ku vlerësohet se morën pjesë me qindra e mijëra njerëz para se të shtypen dhunshëm nga forcat e sigurimit në Iran.

Kreu i Lartë tashmë ka aprovuar presidentin në pushtet, Mahmud Ahmadinexhad, si fitues i zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG