Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

EULEX: Ne vetëm i regjistrojmë mallrat


Misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit-EULEX ka ripërsëritur se doganierët e tij të vendosur në pjesën veriore të Kosovës nuk kanë mbledhur të ardhura doganore.

“Pas ngjarjeve të fundit të përsëritura në Kosovën veriore ku demostruesit kanë provuar të parandalojnë zyrtarët e doganave të EULEX-it që të kryejnë detyrat e tyre në portat 1 dhe 31, EULEX-i rithekson se në asnjë moment, nuk ka mbledhur të ardhura doganore”, thuhet në deklaratën e misionit të BE-së në Kosovë.

"Pavarësisht nga sulmet e fundit për ta parandaluar, EULEX-i i regjistron mallrat tregtare dhe merr fotokopje të licensave të shoferëve të kamionëve, si dhe të dokumentave me listën e vlerës dhe llojit të mallit që transportojnë, e gjitha kjo në një mënyrë transparente dhe në një përpjekje për të ulur edhe më tej kontrabandën", thuhet në komunikatë.

Serbët kishin bllokuar disa herë rrugën Mitrovicë – Leposaviq për qarkullimin e makinave të EULEX-it, në shenjë kundërshtimi për kontrollin doganor në dy vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.
XS
SM
MD
LG