Ndërlidhjet

Miliband: Irani t’i lirojë të punësuarit në ambasadën britanike


Britania ka kërkuar lirimin e punonjësve iranianë të Ambasadës britanike në Teheran dhe ka vlerësuar se burgosja nga ana e autoriteteve iraniane paraqet “keqtrajtim dhe kërcënim”.

“Ky është keqtrajtim dhe kërcënim i atij lloji që është i papranueshëm”, u tha gazetarëve sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, në Korfus të Greqisë dhe shtoi se “dëshirojmë t’i shohim ata të liruar dhe të paprekur”.

Një agjenci iraniane e lajmeve ka raportuar se tetë punonjës të Ambasadës britanike në Teheran janë arrestuar për involvim në trazirat pas-zgjedhore në Iran.
XS
SM
MD
LG