Ndërlidhjet

OSBE: Situata në zgjedhje – e qetë


Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh, tha se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri po kalojnë në mënyrë të qetë.

“Sipas informacioneve që i kemi deri tash, situata është relativisht e qetë”, tha zoti Bosh.

Më tutje, ai theksoi rëndësinë që kanë këto zgjedhje për Shqipërinë.

“Këto zgjedhje janë mënyrë e fuqishme për të treguar se Shqipëria, anëtare e re e NATO-s, që dëshiron të anëtarësohet në BE, mund të mbajë zgjedhje të lira dhe korrekte”, tha Robert Bosh.

Disa orë pasi janë hapur vendvotimet në Shqipëri, nuk është raportuar për incidente të mëdha, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka tërhequr vërejtjen partive politike që në asnjë mënyrë të mos u bëjnë presion votuesve dhe të lejojnë që ata të votojnë lirisht.
XS
SM
MD
LG