Ndërlidhjet

Iran: Janë liruar 5 punonjës të ambasadës britanike


Irani thotë se pesë prej gjithsej nëntë të punësuarve iranianë në ambasadën britanike në Teheran, janë liruar.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Hasan Kashqavi, tha se kundër katër personave të mbetur po zhvillohen hetime.

Të punësuarit lokalë në Ambasadën britanike ishin arrestuar në bazë të akuzave për involvim në protestat pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara më 12 qershor.

Londra i ka hedhur poshtë akuzat.

Zëdhënësi Kashqavi tha se Irani nuk ka plane për mbylljen e ambasadave ose shkëputjen e lidhjeve diplomatike me vendet e tjera.
XS
SM
MD
LG