Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ahmedinexhad: Të hetohet vdekja e Nedës



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, ka angazhuar një avokat për të hetuar vrasjen e një femre të re e cila u bë ikonë e protestave kundër zgjedhjeve kontestuese presidenciale të këtij vendi.

Në një letër dërguar kreut të gjyqësorit, Ahmedinexhad tha se Neda Aga Soltan u vra nga mjete të paidentifikuara dhe në mënyrë të “dyshimtë” dhe ka shtuar se armiqtë e Iranit po e përdorin vdekjen e saj për të njollosur imazhin “e pastër të Iranit”.

Neda u vra më 20 qershor, kur mbështetësit e kandidatit të mundur presidencial Mirhosein Musavi, u ndeshën me forcat policore dhe milicinë Basixh në Teheran.

Pamjet e vdekjes së saj u publikuan në internet.
XS
SM
MD
LG