Ndërlidhjet

Vriten 9 policë në Afganistan


Një udhëheqës rajonal i policisë, Matijullah Kati, dhe se paku 8 oficerë të tjerë të policisë janë vrarë gjatë një ballafaqimi me armë në jug të qytetit Kandahar.

Zyrtarët thanë se policia u ndesh me forcat afgane pasi ushtarët hynë në zyrën e prokurorit dhe nxorrën jashtë me dhunë një të burgosur të paidentifikuar.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, tha se i burgosuri pritej të dalë para gjykatës për shkak të akuzave për krime, por detaje të tjera nuk u bënë të ditura.

Provinca e Kandaharit është një bastion i talibanëve.
XS
SM
MD
LG