Ndërlidhjet

Zelaja kthehet në Honduras të enjtën


Presidenti i Honduras në ekzil, Manuel Zelaja, do të kthehet në Honduras të enjtën, pavarësisht grusht-shtetit ushtarak i cili e kishte shtyrë atë të largohet nga vendi në fundjavën e kaluar.

Duke folur në kryeqytetin e Nikaraguas, Zelaja njoftoi se shefi i Organizatës së Shteteve Amerikane, Hose Migel Insulza, i ka bërë ofertë që ta shoqërojë atë gjatë kthimit në Honduras, pas një takimi të mbajtur në Uashington.

Zelaja ka pranuar ofertën.
XS
SM
MD
LG