Ndërlidhjet

OKB dënon grusht-shtetin në Honduras


Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka dënuar grusht-shtetin ushtarak në Honduras dhe ka kërkuar kthimin e menjëhershëm të Manuel Zelajas në postin e presidentit.

Ky trup ndërkombëtar miratoi, me aklamacion, një rezolutë e cila i bën thirrje 192 shteteve anëtare të OKB-së që të mos e njohin një qeveri tjetër të Honduras, përveç asaj të udhëhequr nga Zelaja.

Zelaja u largua detyrimisht për në Kosta Rika, pasi ushtarët hynë në pallatin e tij në mëngjesin e së dielës.

Ai ishte i pranishëm në dhomën e asamblesë për votim, gjë që u përshëndet nga duartrokitje të pandërprera të diplomatëve në sallë.

Zelaja falënderoi asamblenë për rezolutën "historike" e cila, sipas tij, shpreh "indinjatën" e njerëzve në mbarë botën për grusht-shtetin.
XS
SM
MD
LG