Ndërlidhjet

AI: Ndalja e abuzimeve sjell stabilitet


Amnesti Interneshënell ka thënë se dhënia fund e abuzimeve në Kaukazin Verior mund të sjellë stabilitet në këtë rajon.

Në një raport 48-faqesh, ku përshkruhet dhuna aktuale që është bërë kundër banorëve të provincave me popullatë shumicë myslimane, thuhet se Qeveria ruse ka dështuar që të sigurojë rend dhe ligj në këtë rajon.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka refuzuar t’i komentojë të dhënat e ketij raporti.

Ky grup, me seli në Londër, po ashtu ka konstatuar se shkelje të të drejtave të njeriut dhe përdorim të dhunës ka pasur edhe në rajonin e Ingushetisë, ku presidenti, ditë më parë, i shpëtoi një sulmi vetëvrasës me bombë.
XS
SM
MD
LG