Ndërlidhjet

SHBA: Pezullohen raportet me Hondurasin


Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar të gjitha marrëdhëniet ushtarake me Hondurasin, disa ditë pasi presidenti, Manuel Zelaya, u përmbys nga posti përmes një grusht-shteti ushtarak.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Pentagonit, Brajen Uitmen, në një konferencë shtypi në Uashington.

Ky veprim vjen, pasi anëtarët e Organizatës së Shteteve Amerikane i dhanë qeverisë së përkohshme në Honduras, 72 orë për të rivendosur demokracinë.

Ndërkohë, presidenti në ekzil i Hondurasit, Zelaja, tha se do të pres 72 orë për t’i shikuar zhvillimet, derisa të kthehet në vendin e tij.

Ditë më parë, Zelaja, njoftoi se do të kthehet në Honduras të enjtën.
XS
SM
MD
LG