Ndërlidhjet

Rifillojnë fluturimet Beograd-Dubrovnik


Kompania ajrore kombëtare e Serbisë, JAT Eruejs, ka filluar fluturimet ndërmjet Beogradit dhe Dubrovnikut pas një ndërprerje 18 vjetore.

Fluturimet Beograd-Dubrovnik ishin ndërprerë në vitin 1991 për shkak të luftës ndërmjet këtyre dy vendeve, atëkohë anëtare të ish-Jugosllavisë.

JAT paralajmëroi se do të ketë fluturime në këtë drejtim dy herë në javë gjatë sezonit veror.
XS
SM
MD
LG