Ndërlidhjet

Kryeministri i Francës arrin në Bagdad


Kryeministri francez, Fronsua Filo, ka arritur në Bagdad me një delegacion të zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Ai pritet të takohet me homologun e tij, Nuri Al Maliki, para se të vazhdojë udhëtimin në vend për t’u takuar me presidentin, Jalal Talabani.

Gjatë këtyre takimeve pritet të nënshkruhen një varg marrëveshjesh.

Në kuadër të delegacionit francez është edhe ministrja për Financa, Kristin Lagard, krerët e kompanisë së gazit- Total, të kompanisë për materiale ndërtimore, dhe të kompanisë gjigante EADS.


XS
SM
MD
LG