Ndërlidhjet

Kajdanov: Kosova ka miq të fuqishëm


Ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tina Kajdanov, tha se Kosova ka miq të fuqishëm në bashkësinë ndërkombëtare, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e tjera në Evropë dhe në mbarë botën.

“Këta miq kujdesen për ju dhe për drejtimin që do ta zgjedhni, ndërsa këshilla e tyre është e rëndësishme dhe duhet të merret parasysh në mënyrë serioze”, tha Tina Kajdanov, në ceremoninë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Ajo mëtutje theksoi se Kosova duhet të mësohet që në mëynrë të vërtetë ta respektoj multi etnicitetin.

Në ceremoninë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, ishin të pranishëm zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe ata ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG