Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 7 policë


Zyrtarët në Afganistan thonë se nga shpërthimi i një bombe rruge janë vrarë shtatë policë në provincën e Kandaharit.

Në një deklaratë të ministrisë së Brendshme afgane thuhet se incidenti ka ndodhur në qarkun e Registanit, i cili konsiderohet të jetë qendër e rebelimeve të talibanëve.

Njoftohet se dy policë të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit.
XS
SM
MD
LG