Ndërlidhjet

Bajden: SHBA tërhiqet nga Iraku në 2011


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku deri në fund të vitit 2011.

“Në verën e ardhshme trupat tona luftarake do të largohen nga Iraku dhe ne do të jemi në rrugë të mbarë për të tërhequr të gjitha forcat amerikane nga Iraku në fund të vitit 2011", theksoi Bajden.

Gjatë qëndrimit të tij në Bagdad, zëvendëspresidenti amerikan u bëri thirrje liderëve të Irakut të bëjnë më shumë për të inkurajuar pajtimin kombëtar ndërmjet fraksioneve irakiane.

Në një konferencë të përbashkët për media, me kryeministrin, Nuri Al Malikin, Bajden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë irakianët në zgjidhjen e diferencave politike.

“Presidenti Obama më kërkoi të kthehem në Irak me një mesazh shumë shumë të qartë: Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për progresin dhe suksesin e Irakut”, tha Bajden.
XS
SM
MD
LG