Ndërlidhjet

Afganistan: U vranë dy ushtarë britanikë


Dy ushtarë britanikë janë vrarë në dy incidente të ndara, në pjesën jugore të Afganistanit.

Ministria britanike e mbrojtjes, njoftoi se ushtarët janë vrarë mbrëmë gjatë sulmeve afër vendit Gereshek, në Provincën Helmand.

Me këto vrasje, numri i ushtarëve të vrarë britanikë në Afganistan, prej vitit 2001, arriti në 173.

Mijëra pjesëtarë të forcave amerikane dhe britanike e kanë lansuar një operacion të shkallës së gjërë në pjesën lindore të Afganistanit, më herët këtë javë, për t’i dëbuar talibanët dhe për ta rimarrë kontrollin në këtë territor.
XS
SM
MD
LG