Ndërlidhjet

Bullgari: Opozita fiton, por pa shumicë


Të dhënat zyrtare tregojnë se partia e qendrës së djathtë e kryetarit të Sofjes, Bojko Borisov, ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari, por nuk e ka shumicën për ta formuar qeverinë. Partia e Borisovit, GERB, ka pothuajse 40% të votave.

Partia Socialiste e kryeministrit Sergej Stanishev, doli e dyta me 18% të votave të fituara.

Partia Liberale e pakicës turke ka fituar afro 15% të votave. Në parlament kanë hyrë edhe tri parti të tjera.

Parlamenti i Bullgarisë përbëhet nga 240 deputetë.

Për të formuar qeverinë, partisë GERB i duhet ta gjejë ndonjë parti partnere.
XS
SM
MD
LG