Ndërlidhjet

BE dënon ekzekutimet në Iran


Presidenca e Bashkimit Evropian ka dënuar ekzeutimet e fundit në Iran, me ç’rast janë ekzekutuar me varje 20 njerëz për shkak të trafikimit me substanca narkotike.

Një deklaratë e presidencës suedeze u bën thirrje “autoriteteve iraniane të heqin tërësisht dënimin me vdekje”.

Ekzekutimi i fundit me varje ka çuar në 161 numrin e njerëzve të ekzekutuar në Iran brenda këtij viti.

Sipas raporteve, në vitin 2008 Irani kishte ekzekutuar 246 njerëz.
XS
SM
MD
LG