Ndërlidhjet

Ripërtrihet komisioni amerikano-rus për të zhdukurit


Rusia ka ripërtrirë një komision amerikano-rus, i cili ka për qëllim të ndihmojë gjetjen e personelit të zhdukur nga Lufta e Dytë Botërore, Vietnami dhe Afganistani.

Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate, tha se shkëmbimi diplomatik ndërmjet dy vendeve ka rikthyer në tërësi punën e komisionit të përbashkët.

Lëvizja vjen pesë vjet pas ngrirjes së aktiviteteve të Moskës në këtë mekanizëm.

Grupet punuese do të kërkojnë të zhdukurit nga Lufta e Dytë Botërore, Lufta Koreane, Lufta e Vietnamit dhe nga Lufta e Ftohtë, duke përfshirë ushtarët sovjetikë të zhdukur në Afganistan.

Ripërtritja e bashkëpunimit mes palëve të këtij komisioni po ndodhë në kohën kur presidentit amerikan, Barak Obama, po qëndron në Moskë.
XS
SM
MD
LG