Ndërlidhjet

12 të vrarë nga sulmi me raketa në Pakistan


Një aeroplan i teledirigjuar pa ekuipazh, i cili dyshohet të jetë i Shteteve të Bashkuara, ka hedhur raketa në drejtim të një kampi trajnues, të udhëhequr nga lideri i talibanëve të Pakistanit, Bajtullah Mehsud.

Zyrtarët e inteligjencës thanë se gjatë sulmit, i cili ndodhi në Makin, në zonën jugore të Vaziristanit, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë 12 militantë.

Zyrtarët pakistanezë besojnë se Mehsud është në radhën e të vdekurve.

Që nga gushti i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë lansuar më shumë se 40 raketa kundër caqeve në këtë rajon kufitar.

Pakistani zyrtarisht i kundërshton këto sulme, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit të tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG