Ndërlidhjet

Nimic: Ka shpresa për zgjidhje


Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, Methju Nimic, u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje, me të cilën do të pajtoheshin Shkupi dhe Athina zyrtare.

“Kam ndjenjën se ka zhvillime të mjaftueshme, të cilat na bëjnë të besojmë se mund të gjendet një zgjidhje”, tha Nimic, pas takimeve me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë.

Ai nuk dha më tepër detaje rreth bisedimeve që ka zhvilluar me përfaqësuesit e shtetit maqedonas.

Mediat në Greqi dhe Maqedoni thanë se gjatë udhëtimit të tij në rajon, Nimic ka propozuar emrin “Republika Veriore e Maqedonisë” si një kompromis të mundshëm.

Nimic pritet të udhëtojë për në Athinë të mërkurën.
XS
SM
MD
LG