Ndërlidhjet

La Akuila: Sot fillon samiti i G8-ës


Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës fillojnë sot samitin treditor në Itali.

Kriza ekonomike globale është çështja kryesore që do të diskutohet në këtë takim të nivelit të lartë, i cili mbahet në La Akuila, vend ky që u përfshi nga tërmeti shkatërrues në muajin prill.

Në prag të takimit, Papa Benedikti u bëri thirrje liderëve të botës që të vendosin rregulla të forta në sistemet financiare.
XS
SM
MD
LG