Ndërlidhjet

Beograd: Nga granata u plagosën dy policë


Dy policë të Serbisë janë plagosur nga një sulm me granatë dore në fshatin Lluçan, afër kufirit me Kosovën, ka njoftuar Ministria e Brendshme.

Policët, që ishin pjesëtarë të njësisë speciale, ishin në patrullim të rregullt, kur një granatë është hedhur në makinën e tyre, pak pas mesnatës, ka thënë ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq.

Incidenti ndodhi në fshatin Lluçan, në Luginën e Preshevës, që është e banuar me popullatë shumicë shqiptare.
XS
SM
MD
LG