Ndërlidhjet

Irani arreston avokatin për të drejtat e njeriut


Autoritetet iraniane kanë arrestuar avokatin e njohur për të drejtat e njeriut, Mohamad Ali Dakha - anëtar i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, të cilën e udhëheq fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi.

Një koleg i Dakhas njoftoi se arrestimi ka ndodhur të mërkurën në zyrën e tij.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se rreth 2000 njerëz, ku përfshihen reformatorë, akademikë, gazetarë dhe studentë, që ishin arrestuar pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit, mund të gjenden ende në burgjet iraniane.

Fitorja e presidentit Mahmud Ahmedinexhad në zgjedhjet presidenciale në Iran kishte shkaktuar protesta masive të mbështetësve të kandidatit të mundur për president, opozitarit Mir Hosein Musavi.
XS
SM
MD
LG