Ndërlidhjet

Së shpejti propozimi për liberalizim të vizave


Ekzekutivi i Bashkimit Evropian do të propozojë javën e ardhshme që qytetarëve të Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë t’u lejohet udhëtimi pa viza në vendet e BE-së prej fillimit të vitit të ardhshëm, tha Komisionari për Drejtësi i BE-së.

“Të enjtën e ardhshme në Strasburg do të propozohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, tha në një konferencë për media komisionari Zhak Baro.

Propozimi duhet të miratohet nga 27 ministrat evropianë të drejtësisë, ndonëse votimi unanim nuk është i nevojshëm.

Baro tha se në regjimin e ri të vizave do të përfshihen fillimisht Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja do të bëhen pjesë e tij më vonë, diku në vitin 2010, kur t’i kenë përmbushur kriteret e duhura.
XS
SM
MD
LG