Ndërlidhjet

La Akuila: Takohen Obama dhe Gadafi


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shtrënguar duart me liderin e Libisë, Muamar Gadafi.

Të dy udhëheqësit u fotografuan duke u përshëndetur njëri me tjetrin, gjatë një darke të zhvilluar të enjten, në samitin e krerëve të G8-ës, që është duke u zhvilluar në Itali.

Marrëdhëniet diplomatike mes Libisë dhe Shteteve të Bashkuara ishin ndërprerë para më shumë se 20 vjetësh, pasi Uashingtoni e kishte akuzuar Libinë se është duke e mbështetur terrorizmin, duke përfshirë edhe sulmin ajror me bombë në një kompani ajrore amerikane në Skoci, që la të vdekur 270 persona në vitin 1988.

Marrëdhëniet diplomatike u rivendosën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hoqën embargon e tregtisë ndaj Libisë në vitin 2004, pasi ky vend hoqi dorë nga armët e shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG