Ndërlidhjet

Braun: “Verë e rëndë” për ushtarët në Afganistan


Kryeministri i Britanisë, Gordon Braun, tha se “kjo është një verë e rëndë” për trupat britanike në Afganistan.

Këto komente, kreu i ekzekutivit të Britanisë i bëri gjatë samitit të G8-ës në Itali.

Deklarata e Braunit vjen një ditë pas vrasjes së dy ushtarëve britanikë në dy sulme të ndara në provincën Helmand në jug të Afganistanit, gjatë një operacioni të udhëhequr nga forcat amerikane kundër talibanëve.

Vdekja e dy ushtarëve, gjatë incidenteve të së enjtës, ka çuar në 9 numrin e ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan, gjatë këtij muaji.
XS
SM
MD
LG