Ndërlidhjet

Solana në Ballkan


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, do të vizitojë Ballkanin më 13-15 korrik.

Gjatë vizitës së tij dyditore, Solana do të qëndrojë në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Në Prishtinë, shefi i diplomacisë evropiane do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, ndërkohë që do të vizitojë edhe misionin e BE-së për forcimin e sundimit të ligjit - EULEX.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Solana do të zhvillojë, ndër të tjera, një takim me presidentin serb, Boris Tadiq.

Në Maqedoni ai do të zhvillojë takime me kryeministrin, Nikolla Gruevski, me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe me liderin e opozitës, Branko Cërvenkovski, ndërsa në Mal të Zi ai do të takojë kryeministrin Millo Gjukanoviq.
XS
SM
MD
LG