Ndërlidhjet

Përkujtohen viktimat e Srebrenicës


Sot shënohet 14 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë. Në korrikun e vitit 1995, forcat ushtarake të kryesuara nga gjenerali i ushtrisë së Republikës serbe, Ratko Mladiç, vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë. Me këtë rast në qendrën përkujtimore Potoçari do të bëhet rivarrimi i 534 personave të identifikuar. Në mesin e viktimave që do të rivarrosen janë edhe tre fëmijë që atbotë ishin vetëm 14 vjeçar.
Parlamenti Evropian ka shpallur 11 korrikun Ditë përkujtimi për viktimat e Srebrenicës.
XS
SM
MD
LG