Ndërlidhjet

Obama: Gana-shembull për Afrikën


Presidenti amerikan, Barak Obama, siguroi Afrikën se nuk do të lihet anash në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e cilësoi Ganën si model për shtetet e tjera në këtë kontinent.

Vizita e presidentit Obama në Ganë, e cila vjen pas pjesëmarrjes në samitin e fundit të G8-ës, është vizita e tij e parë në Afrikë që nga emërimi në postin e presidentit.

“Ne donim të siguronim që vizita jonë në një shtet të Afrikës të ndodhë pas samitit të G8-ës dhe pas takimeve në Moskë, për të theksuar se Afrika nuk është e ndarë nga zhvillimet ndërkombëtare”, tha presidenti Obama pas takimit në Akra me presidentin e Ganës, Xhon Ata Mils.

“Ne mendojmë se Gana mund të merret si shembull i veçantë në këtë kontinent për shkak të suksesit të arritur”, theksoi presidenti amerikan.

Ndërkohë, presidenti i Ganës, Xhon Ata Mils u shpreh...
“Ne i mirëpresim sinjalet pozitive të kësaj vizite dhe ne duam që ato të vazhdojnë”, tha ai.

Gjatë vizitës në Gana, presidenti i Shteteve të Bashkuara e vlerësoi poashtu zhvillimin ekonomik të këtij vendi, por tha se ndihma nga Perëndimi mund të plotësohet vetëm me qeverisje të mirë.

"Sa i përket Amerikës dhe perëndimit, angazhimi ynë duhet të matet më shumë se vetëm me dollarët që ne shpenzojmë. Kam premtuar rritje të konsiderueshme në ndihmën e jashtme, e cila është në interesin e Afrikës dhe Amerikës," tha Obama në një fjalim në parlamentin e Ganës, ku u kërkoi afrikanëve të marrin përgjegjësi për pasojat e luftës, korrupsionin dhe sëmundjet e përhapura në këtë kontinent.
XS
SM
MD
LG