Ndërlidhjet

SHBA: Kriza ekonomike ende nuk ka kaluar


Lari Samers, këshilltari kryesor ekonomik i presidentit amerikan, Barak Obama, ka tërhequr vërejtjen se mund të arrijë më “e keqja” e krizës ekonomike.

Zoti Samers, që është drejtor i Këshillit Kombëtar Ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, në intervistën për të përditshmen londineze, Fajnenshël Tajms, ka thënë se nuk mendon se më e keqja e krizës ekonomike ka kaluar.

Sipas tij, me gjasë, në Shtetet e Bashkuara, do të humben edhe më tepër vende të punës, ndërsa GDP mund të shënoj rënie të mëtejshme.

Megjithatë, ai shprehu optimizëm duke thënë se beson se “ndjenja e panikut” në tregje është kapërcyer dhe tashmë nuk ekziston ndjenja se situata ekonomike është jashtë kontrollit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se ai e kupton se ripërtritja ekonomike nuk ka arritur ende, kështu që është e “parakohshme” që programet stimuluese të ndalen.
XS
SM
MD
LG