Ndërlidhjet

Damask: Obama i mirëseardhur në Siri


Ministri i Jashtëm sirian, Valid al-Moallem, tha sot se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të ishte i “mirëseardhur” në Damask.

Duke folur në prani të Ministrit të Jashtëm francez, Bernar Kushner, në Damask, zoti al-Moallem, tha se shpreson se presidenti Obama së shpejti do të takohet me presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad.

Këto komente u bënë pas ftesës së presidentit al-Asad, në fillim të këtij muaji, në televizionin britanik, Skaj Njuz.
XS
SM
MD
LG