Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pasdite në Ohër, ka zhvilluar një takim joformal me presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Bamir Topi dhe Fatmir Sejdiu, të cilët po marrin pjesë në hapjen e manifestimit kulturor “Vera e Ohrit”.
Në një njoftim të kabinetit të presidentit të Maqedonisë, takimi është vlerësuar i rëndësishëm, në drejtim të përmirësimt të marrëdhënieve dhe komunikimit të ndërsjelltë.
Veç tjerash, Ivanov, Topi dhe Sjediu, kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në rajon.
Presidenti Sejdiu ka realizuar edhe një takim të veçant me presidentin e Maqedonisë, por prononcime për mediat nuk janë dhënë, ndërsa kabinetet e të dy presidentëve thanë se Ivanov dhe Sejdiu, në këtë takim, janë pajtuar të intensifikojnë bashkëpunimin dhe sa më shpejtë të vendosin marrëdhënie diplomatike mes dy vendev.
Gjithashtu njoftohet se presidentët e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Ivanov, Topi dhe Sejdiu, janë pajtuar, që takimi i tyre i rradhës të zhvillohet në Prishtinë.