Ndërlidhjet

Banorët kthehen në luginën Svat


Qeveria e Pakistanit ka filluar kthimin e banorëve në luginën Svat pas ofensivës së fundit ushtarake kundër militantëve në këtë rajon.
Më shumë së 2 milionë njerëz janë shpërngulur, nga fundi i muajit prill.
Shumica prej tyre u strehuan nëpër familje ose miqë por janë edhe rreth 300,000 të zhvendosur që jetojnë në kampe dhe tenda.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që kthimi të jetë vullnetar, ndërsa situata e sigurisë dhe kushtet themelore për kthim të jenë të pranueshme. Raportet thonë se pjesa më e madhe e infrastrukturës në rajon është shkatërruar nga lufta, dhe rindërtimi pritet të zgjasë disa muaj.
XS
SM
MD
LG